Pas publikimit të statistikave nga Euronews për shqiptarët që kanë kërkuar azil në shtetin francez, deputeti demokrat Sali Berisha ka ironizuar përshëndetjen e mëngjesit të kryeministrit Rama, përmes këtyre të dhënave.
"Një mirëmëngjesi për Noriegen nga Euronews nga 7630 shqiptare, që në Francë zënë vendin e parë si azilkërkues!", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, duke postuar një foto ku sipas tij tij 7630 shqiptare kanë aplikuar për të përfituar statusin e azilantit.





