Një tjetër lajm të mirë për gjithë Shqipërinë ka publikuar Kryeministri Edi Rama në faqen e tij të “Facebook”-ut, teksa bën përshëndetjen e mëngjesit si çdo fillim dite.
Rama ka shpërndarë një video të mediave italiane, që bën fjalë për një klasifikim të “La Stampa”-s, e cila ka renditur Shqipërinë si shtetin i parë në botë që ka shënuar rritje të prenotimeve turistike gjatë vitit të fundit.
Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES 
dhe me këtë klasifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për t'u zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë 







