Një qendër e rëndësishme prehistorike që daton prej një gjysmë milionë vitesh u zbulua pranë një autostrade në pjesën qendrore të Izraelit, njoftoi sot Autoriteti izraelit i Antikiteteve.
“Punimet e kryera në bashkëpunim me Universitetin e Tel-Aivit pranë Jaljulias, në rajonin e Sharon, kanë zbuluar një industri të pasur guri duke përfshirë veçanërisht qindra gurë stralli”, thuhet në komunikatë.
Qendra ndodhet mes qytetit të vogël arab të Jaljulias dhe autostradës 6, një autostradë që përshkon vendin nga veriu në jug.
“Objektet që kemi zbuluar janë të jashtëzakonshme si për nga cilësia e ruajtjes së tyre ashtu dhe për atë që na ofrojnë për të mësuar më shumë për këtë kulturë të lashtë”, thekson Maayan Shemer, drejtoreshë e punimeve në këtë qendër.





