Pallto e kuqe, fjongo në kokë, këpucë të kuqe dhe një buzëqeshje që të bën për vete.
Kështu është shfaqur në ditën e parë që ka shkuar në çerdhe vogëlushja Charlotte, vajza e dukeshës Kate Middleton dhe princit William.
Fotot zyrtare të bëra publike janë shkrepur nga vetë Kate, që tashmë është në pritje të fëmijës së tretë.
Vogëlushja 2-vjeçare do të shkojë në çerdhe nga e hëna në të premte dhe do të qëndrojë atje të gjithë kohën e programuar. Ajo do të frekuentojë një tjetër çerdhe, jo atë që ndoqi vëllai i saj më i madh George.
Nga buzëqeshja që shfaqi ditën e parë, duket se vogëlushja do t’ia kalojë këndëshëm atje.





