Jo vetëm londinezët dolën ditën e 7 janarit të zhveshur në rrugët e kryeqytetit dhe në metro.
Në shumë prej metrove të Pragës, Kopenhagen, Lisbonës apo Berlinit nuk ishte aspak çudi të shihje të rinj pa pantallona.
Kjo, pasi duket se 7 janari tashmë do të regjistrohet në kalendar si “Dita pa pantallona”.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë shumë virale.
Nisma, e cila ka nisur në 2002 në Neë York, shprehet se nuk ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të qeshin, thjesht t’i bëjë ata të veprojnë.





