Sipas Petrit Vasilit, shkarkimi i Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk do të thotë asgjë.

Vasili bën përgjegjës Çakon për hapjen e rrugës së trafiqeve. Shkarkimin e sotëm, kreu i grupit parlamentar të LSI-së e sheh si një ‘marrëveshje horrllëku qeveritar’.

Petrit Vasili i qëndroi linjës së tij të akuzave të pas qershorit 2017, se koka e krimit është vetë Edi Rama.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës. Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos. Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama. Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi në veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë. Jemi njohur kudo si Kolumbia e Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin”,  u shpreh Vasili i ftuar në Fax News.