Nëse java e fundit e dhjetorit përkon me fluksin e udhëtarëve dhe automjeteve që hyjnë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit, java e para e janarit është ajo që regjistron fluksin më të lartë në dalje.
Kjo për shkak se emigrantët e kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, nisin të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Gjatë javës së parë të 2018-ës, në portin e Durrësit kanë hyrë 6 517 shtetas dhe 1 652 automjete, si dhe kanë dalë 20 562 shtetas dhe 5 734 automjete.
Policia kufitare ka punuar me sportele të shtuara në dalje, me qëllim eleminimin e vonesave në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve.
Nga ana tjetër, Drejtoria Vendore Për Kufirin dhe Migracionin Durrës fton cilindo që evidenton apo has shpërdorim detyre nga punonjësit e policisë, të telefonojë në numrat pa pagesë 129 e 0800 90 90, duke ju siguruar një reagim të shpejtë e të paanshëm.





