Ta konsiderosh gruan pronë. Duket pak e çuditshme ndërsa jemi në vitin 2018, por janë gjëra që ndodhin ende brenda mureve të shtëpisë.
Mediet e vendit fqinjë, raportojnë rastin e një 51-vjeçari italian nga Treviso, që ka detyruar bashkëshorten e tij të kërkojë ndihmën e policisë dhe t’i drejtohet gjykatës, pasi kryente marrëdhënie me të edhe kur kjo e fundit nuk i dëshironte ato.
“Jam burri yt dhe sipas ligjit mund të bëj seks me ty edhe kur ti nuk do”,- kështu mësohet t’i ketë thënë bashkëshortes 51-vjeçari i fiksuar pas seksit.
Gruaja e ka denoncuar për dhunë seksuale, e dokumentuar kjo në të paktën 3 raste të ndodhura në fund të nëntorit të vitit të kaluar.





