Po kërkoni të arredoni sallonin e ndenjes dhe jeni ende në kërkim të arkitektit të duhur për ta shndërruar ambientin tuaj më të dashur të shtëpisë, në fantastik?

Nuk keni pse të lodheni aq shumë: mjafton t’iu hidhni një sy fotove më poshtë, që “DurrësLajm” ka përzgjedhur nga faqja e njohur “Architecture & Design”, dhe ju do të krijoni ide të qarta se si duhet të arredohet një ambient luksoz, me shije e elegancë…

Ndërthurja e të bardhës me të zezën dhe grinë, apo ngjyrat e ngrohta si pana, janë ndër tendencat e fundit që do ta kthejnë sallonin e pritjes në vendin e preferuar të miqve tuaj.