Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lirojë njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës.

Vendimi është marrë pasi Kelmend Dalipit i rrezikohej jeta në qeli, sepse vuan nga një sëmundje e rëndë.

Fillimisht Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda kishte dënuar Kelmend Dalipin me 11 vite burg, por Apeli e uli dënimin me 7.3 vite duke pranuar dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar

Kelmend Dalipi u arrestua sëbashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinen e kthyer në laborator kokaine në Xibrake.