Familjarët e këngëtares Aida Doci janë tmerruar pasi mësuan nëpërmjet rrjeteve sociale se artistja kishte “vdekur”.

Në një artikull thuhej se Aida ka ndërruar jetë pasi është vrarë nga xhaxhai i saj.

E gjitha kjo ngjarje e rëndë rezultoi një trillim i disa portaleve kosovare, të cilat përhapën panik tek familjarët, të afërmit dhe fansat e këngëtares.

Por pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë këngëtarja shqiptare. Aida është shprehur se aq herë e kanë bërë të vdekur, sa edhe kur të vdesë vërtet nuk do e besojë askush.