Teksa anëtarët e asamblesë ishin mbledhur para ambienteve ku do të zhvillohej mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ra në sy një detaj që bashkon kryebashkiakun Erion Veliaj me kryeministrin Edi Rama, ose më saktë, një stil që Veliaj tenton të ngjasojë me shefin e qeverisë.

Ashtu si edhe Rama, Veliaj është shfaqur i veshur me atlete sportive, të kombinuara më së miri me këmishën.

Ky stil veshje tregon se kreu i Bashkisë së Tiranës me sa duket ndjek gjurmët e kryesocialistit Rama, i cili edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë u shfaq me një palë atlete të bardha.

Stili i veshjes së Ramës me atlete në aktivitete të ndryshme zyrtare brenda e jashtë vendit, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.