Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.

Në rendin e ditës të mbledhjes është edhe ndryshimi i sekretariatit të kësaj force politike. Gjithashtu, pritet që para Asamblesë të raportohet edhe sa i përket punës në terren të strukturave partiake.

Ministrat e Qeverisë “Rama” do të raportojnë sa i përket dikasterit që drejtojnë, si dhe do të mbahet edhe një raport mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti në nivelin e organizatave socialiste.