Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar një të ri me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas policisë së Durrësit, 33-vjeçari Omar (Moris) Kadiu është dënuar me 12 vite burg në vendin fqinjë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Është ndaluar shtetasi Omar (Moris) Kadiu 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale" Marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.