Një ngjarje sa absurde aq dhe e çuditshme është regjistruar mbrëmjen e sotme në sheshin “Venezia”, në Romë.
Një femër që po drejtonte një automjet, nuk është ndalur kur karabinierët i kanë bërë shenjë, por ka nisur t’i vijë rrotull një rrethrrotullimi në mes të sheshit, ndërsa ndiqej këmba këmbës nga një makinë policie.
Siç duket edhe nga pamjet filmike të Il Messaggero, gruaja bën 6 xhiro rreth rrethrrotullimit, ndërkohë që automjeti i policisë ka ndezur sirenën dhe dëshmitarët ndjekin të habitur atë çfarë po ndodh.
Megjithë tentativat e dy shoferëve dhe policëve civilë gruaja vazhdon rrotullimet e saj absurde.
Pas një ‘spektakli’ të garantuar për atë që e ndoqën live të gjithë skenën, më në fund karabinierët arritën ta ndalojnë shoferen e pabindur.
Ata konstatuan se gruaja ishte nën efektin e lëndëve narkotike, pasi nuk arriti të jepte asnjë shpjegim të vlefshëm për pyetjet e bëra nga policia.
Shih videon këtu: http://ilmessaggero.it/roma/cronaca/piazza_venezia_roma_inseguimento_speronata_drogata_carosello-3465126.html





