Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe atë të LSI, Gledion Rehovica.
KQZ ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit, Theodhori Sollaku, i cili kërkoi të pezullohet kërkesa e prokurorisë. Avokati tha se kërkesa e Prokurorisë është në shkelje të ligjit, pasi sipas tij Aqif Rakipi nuk është dënuar nga asnjë vend i BE-së.
Ndërkohë edhe avokati i deputetit të LSI-së, Ardian Visha tha se nuk ka asnjë dënim ndaj deputetit Rehovica, ndaj s’mund t’i ndërpritet mandati pa prova.





