Mjaftoi që të shfaqej një herë në emisonin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit dhe menjëherë fama e saj mori “dhenë”. Por bashkë me famën ajo tashmë duhet të përballet edhe me pasojat e saj. Pas zhurmës që bëri në “Zonën e Lirë”, duket se Fabjana ngjalli kuriozitetin e shumë kujt dhe disa prej tyre nisën të hetojnë për të kaluarën e saj. Dhe gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar shkrimet se “Fabjana është arrestuar në Itali për përfshirje në trafikun e prostitucionin”.
Por duket se këto nuk janë bëmat e vetme të fabianës, e cila edhe në të kaluarën është shndërruar në një personazh për me imediate. Më poshtë po publikojmë pikërisht një shkrim të bërë nga “JOQ” më 3 tetor të 2017 mbi një video ku Fabjana shfaqet duke sharë me “libër shpie” një komentues
JOQ shkruan: Fabjana Hoxha është "vajza e fortë", e cila lëviz me armë në brez dhe askush nuk e ndalon. Në një video-live në Instagram, vajza ka treguar një anë të saj, të cilën askush nuk e njihte. Me një fjalor banal dhe rrugaçëror kjo vajzë u përgjigjet ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Vajza sillet si shumë e acaruar dhe me nerva, ndërsa fjalët e saj janë të pasura me termat më të pistë të fjalorit shqiptar.
Ajo kërcënon një nga ndjekësit duke i thënë:
“Mos të të shoh surratin në Instën time se të q*va ropt. Ia q* motrën. E kanë idenë me kë po flasin këta mo? Kam 6 o k*r. Kur të dojë të vijë njëherë. Këtu jam. Një copë idjoti që ka pah aty adresa me foto të komshiut, më tregon mua Hollandën. Të bën edhe për idjot. Bën edhe p*dhin e nënës. Unë njerëz këtu live. Njerëz tamam me pozita të larta më respektojnë, vjen një copë fshatari më tregon mua gjëra të mëdhaja. A s'është ta zhvirgjërosh nga mbrapa? S'kanë njoh femra, nuk kanë faj këto mor vëlla. Nuk kanë faj se nuk kanë njoh femra me karakter si unë. Këto kanë njoh femra që janë kështu "Po zemër, si të duash ti", po për mua s'ka lind akoma ai mashkull që të më thotë "Bëj këtë, bëj atë", se e bëj atë me minifund".





