Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për një vizitë në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane njofton:

"Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #AskAnna #PyetAnën"