Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qarkun e Korçës. Si pasojë, akset që lidhin Korçën me Pogradecin, me Ersekën dhe me Kapshticën janë të hapura por kalohen vetëm me zinxhirë.

Vështirësi ka edhe në akset rrugore që të çojnë drejt zona turistike, si Korçë-Dardhë dhe Pogradec-Voskopojë. Edhe këto segmente kalohen vetëm me zinxhirë.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes nëse udhëtojnë drejt këtyre zonave dhe të jenë të pajisur me zinxhirë për automjetet e tyre.