Tre automjete tip “Benz” kanë përfunduar në kanalin anësor në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Domjes.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i një aksidenti të tillë që ka çuar në rrëzimin e 3 makinave njëherësh në kanal.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Fotoja u publikua nga “JOQ”.