Publikohet materiali i dytë audio, ku flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke ia kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’. Materiali është i veçantë për nga dialogjet unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet.
Ashtu si në materialin e parë, me ‘B’ janë shënuar biseduesit dhe me numra secili prej tyre.
AUDIO 2
(muzikë labe në sfond)
B1: Çfarë të bjerë seria se…
B2: Ç’të bjerë seria, se seria është për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Vlora seri tjetër, Berati seri tjetër, Berati apo Tirana.
B1: Eee iku ajo kohë kur ish me rrethe dhe i bëri AA të gjithë. Tani targat janë çfarë nxjerr kompjuteri në seri.
B3: Nëse Presidenti e ka 01-shi, 02-shi e ka kryeministri, 03-shi e ka ai kushëriri jonë. …03-in e ka Artani që ja dha ai.
B2: Kush Artan?
B3: Ishte i kushëririt tonë kryeministrit, ça është ai tashi…
B1: Saimirit. Saimir Tahirit.
B3: 01 e ka Presidentit, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.
B2: Pra, është ministër i Brendshëm ai.
B3: E ka tashi me gjithë dokumente ai Artani, e ka të tijën personale vëllaaaa. E përdor Artani në Vlorë, e ka me dokumente të tijat.
B2:Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…Ia dha Moisiut në fillim. Moisu ia bleu sa i desh bytha atij ia bleu.
B2: Çfarë makine është, Audi
B3: Audi siç e ka Xhorxhua.
B2: A-6a?
B1: E shoku, Pajton është. 12 pistonëshe shokuuu. Pajton 12 pistonësh benzine….Sa harxhon ai nga këtu deri në Brindizi?
B3: 250 euro benzinë.
B2: 6 mijsh benzinë po ça thua ti ere, ai do çisternën me vete.
B2: Po sa nxjerr ajo?
B3: 260
B2: Ajo 180-shen, 200-shen se ndjente fare. E kishte xhamin… dopio xham. kaq.
B2: Po ça është ajo, amerikane, ça mund të jetë?
B3: Po dopjo xhamo, o.
B1: Pajton o.
B3: Na u qepën ne në Taranto me një Golf të ri. Na u qepën këta nga mbrapa. Jepi dru, i tashë. Ikëm ikëm ne, në një lokal i thashë unë hape krahun të pimë kafe. Dhe ardhën ata. Na falni tha, kush e ka këtë makinë? Unë, i thashë. Ca makine është tha. Me katër rrota i thashë. Jo çfarë motori tha, mos më keqkuptoni, tha. Pajton, i thashë unë. Të thashë, i tha ai.
…….
B3: Kur vajtëm ne në Vlorë u turrën policët. O ti q. nënën. U turrën për ndonjë lek ata. E bllokuan. Një t’ja bërë i zoti. O ju q… robt, u tha. Ju do mbani këtë makinë, u tha. Hap portën u tha, se u q…nënën.
..më tha mua, më sill bllokun. Po ishte blloku që ka atë të sinjaleve. I thashë unë po ç’e do?…Filluan ata hap dyer, hap kofano. Për lekë. I zoti priste te porta.
…një ta marrë unë në telefon dhe i thasë: hajde ore, se na bllokuan. Dëgjon ore, një të marrë Moisiun në telefon, i thashë hajde ore…
Audiopërgjimin e dytë mund ta dëgjoni duke klikuar këtu:





