Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori në autostradë ka ndodhur dje më 2 janar te mbikalimi i Fllakës.
Policia bën me dije se “shtetasi Z.Z. vjeç 62, banues në Durrës, në autostradën Durrës-Tiranë, te mbikalimi i Fllakës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor S.R., vjeç 57 banues në Durrës”.
I plagosuri është transportuar në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa ndaj drejtuesit të “Ford”-it, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në bazë të nenit 290 të Kodit Penal.





