Edhe përgjatë vitit të ri 2018, kryeministri Edi Rama duket se do ta vazhdojë traditën e urimit përmes “Facebook”-ut për një ditë të mbarë. Sot ai ka zgjedhur të postojë disa foto nga qarku i Durrësit, konkretisht të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit, për të dhënë edhe lajmin e mirë se rruga është drejt përfundimit.

STATUSI I RAMËS:

MIRËMËNGJES 

dhe me këto pamje të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit që është pranë përfundimit duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë