Viti 2017 shënon vitin e sekuestrimeve rekord të marijuanës së trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.
Dy operacionet e fundit për 2017 të Policisë financiare italiane e të Rojes Bregdetare të orientuara nga patrullimi i Adriatikut në kuadër të operacionit Triton 2017 të Agjensisë europiane Frontex janë ekzekutuar në datat 30 e 31 dhjetor 2017.
"Trafikantët nuk ndalen as në festat e fundivit" informon Financa Italiane, por nuk është ndalur as puna e reparteve operative të autoriteteve italiane duke u finalizuar me suksesin e dy operacioneve të fundit.
Financa Italiane informon se vetëm në rajonin e Pulias kanë mbërritur 36 tonë marijuanë nga Shqiperia, e që janë sekuestruar nga pala italiane përgjatë viti 2017 shkruan "Ora".
Në vitin 2016, sasia e drogës së sekuestruar përmes detit në rajonin e Puglias ishte rreth 22 tonë, pra gjatë 2017 janë rreth 14 tonë më shumë marijuanë e trafikuar në këtë territor nga Shqipëria drejt Italisë.
Gjithashtu Policia Financiare pulieze informon se në vitin 2017 janë sekuestruar 26 mjete lundrues dhe janë arrestuar 52 skafistë.





