Abuzimi me pijet alkoolike ka bërë për spital një 35-vjeçar nga Durrësi.

Por ndryshe nga shumë të tjerë që paraqiten pranë bluzave të bardha për të marrë mjekimin e nevojshëm për shkak të nivelit të lartë të alkoolit në organizëm, shtetasi E.L. ka marrë dëmtime në kokë për shkak të rrëzimit.

Mësohet se 35-vjeçari ndodhej në lagjen nr.15 të Durrësit në gjendje të dehur, kur, duke ecur, është rrëzuar dhe ka dëmtuar kokën.

Fatmirësisht, i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka klasifikuar aksidentale ngjarjen në fjalë.