Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e rrjetit të hoteleve me 5 yje ‘Sheraton’ për t’u larguar nga Shqipëria duke nisur nga 1 janari.
Në një status në ‘Facebook’, Berisha e cilëson këtë vendim, si kartolinën e zezë të Ramës, duke e konsideruar si ditë zie për turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranës.
REAGIMI I BERISHËS
Largimi i Sheraton, kartolina e zeze e Edi Rames Per Shqiperine Turistike!
Te dashur miq, dite zie per turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranes. Firma me prestigjoze e hotelerise “Sheraton” largohet nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia pas masakrimit nga nje bande e lidhur me Ramen, te menaxherit te kompanise Omniks, me projekt per te investuar rreth 1.5 miliard dollar ne Lalz, tani per turizmin vjen lajmi tejer i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanise me kryesore te turizmit ne Shqiperi.
Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze ne hoteleri te Edivn dhe Olsi Rames! Shtoj ketu se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi nuk ka ardhur asnje investitor serioz, nderkohe qe jane larguar me qindra te tille. sb





