Mbrëmjen e djeshme një vajzë në moshë të re ka shkuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Kanë qenë qytetarët e tjerë ata që e kanë akomoduar dhe e kanë ulur në një prej stolave që ndodhen në hyrje të spitalit, ndërsa vajza nuk duket tërësisht e ndërgjegjshme.
Siç raporton një prej mesazhdërguesve që ka sjellë pamjet filmike pranë JOQ.al, e reja dyshohej të ishte nën efektin e narkotikëve apo të alkoolit. Ajo qante, ulëriste, bërtiste, duke shkaktuar frikë e panik edhe tek të pranishmit e tjerë (shih videon këtu).
Herë pas here thoshte se kishte dhimbje të mëdha, por asnjë prej infermierëve apo mjekëve, të cilët i kalonin afër, nuk e merrnin mundimin t’i jepnin ndihmën e parë.
Sipas mesazhdërguesit, e reja kishte shenja dhune në trup e dukej që dikush e kishte rrahur.





