Një ditë para ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama ka uruar “mirëmëngjes” me pamje nga qyteti i Fierit.
Në videon e postuar nga ai në Facebook, duket transformimi i këtij qyteti në ditë festash, me zbukurime e njerëz të gëzuar.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje festive të rilindjes fantastike urbane në Fier, ju uroj një të shtunë të qetë,” shkruan Rama në rrjetin social.





