Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas krahasimit që i bëri kryeministri Rama gjatë konferencës së sotme me gazetarët.
"Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë," shkruan Kryemadhi.
POSTIMI I PLOTË
Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.
Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.
Siç duket as detox-i dhe as botox-i i New Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë.
Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.
As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo!
Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.





