Kryeministri Edi Rama prej orës 11:00 po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët me rastin e festave të fundvitit.

Pasi ka folur vetë në pjesën e parë të konferencës, ai iu ka dhënë të drejtë gazetarëve t’i bëjnë pyetje, por pa harruar "kazanin".

Ndërsa një prej gazetarëve i ka drejtuar pyetjen e parë, Rama i kërkoi një marrëveshje. Ai iu propozoi që të bënin të gjitha pyetjet dhe më pas ta mbyllnin por gazetarët e refuzuan duke kërkuar të flisnin me radhë dhe të merrnin përgjigje nga kryeministri.

"A bëjmë një marrëveshje fjale: do merrni mikrofonin do bëni të gjitha pyetjet dhe mbyllni këtë vit kapakun e kazanit apo ta lëmë të lirë. Të lirë? Ok, dmth kazan komplet, dakord…"