Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Skrapar.

Para të pranishmëve, Kryemadhi tha se themeli i LSI është hedhur në Skrapar.

"LSI është në opozitë sot, pasi ne nuk donim të ishim pjesë e farsës. Votat në zgjedhjet e 25 qershorit u blenë me paratë e drogës. LSI është një forcë politike që sjell besimin dhe ndryshimin."