Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes ‘Tahiri’, ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Gjatë një interviste për ‘Top Story’ Rama theksoi se kjo çështje qeverinë e ka vënë në pozitë të vështirë.
“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S’ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të parë të vërteten, nëse ai është i fajshëm apo jo”,- tha ai.





