Një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, është publikuar edhe shkresa që mban firmën e drejtoreshës së sektorit të dekriminalizimit Rovena Gashi.
Verifikimet e prokurorisë për Gledion Rehovica, deputet i LSI në Berat:
"Me shkresën nr 2001/ 40 KL prot. datë 22. 12. 2017 zyra qëndrore kombëtare e Interpol na informon se nga interpol Romë në Itali, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar si më poshtë: Gledion Rehovica është raportuar më datë 27.02. 1999 për veprën penale vjedhje dyqani me gjeneralitetet Kusta Mina lindur më 21. 12. 1978 në Shqipëri" sqaron Prokuroria.





