Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është dorëzuar një kërkesë nga Prokuroria për heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së.
Nëse KQZ miraton kërkesën në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila ka shumë mundësi të bëhet deputetja më e re e LSI-së.
Ndërsa tek PDIU-ja situata është pak më e koklavitur.
Emrat e meshkujve që renditen në listë nuk do të llogariten, pasi ky subjekt politik nuk ka respektuar kuotën për barazi gjinore, duke çuar kështu një tjetër femër pas Elna Xhinës në Parlament. Kështu mësohet se deputetja më e re nga radhët e PDIU-së do të jetë, Florenca Halili.





