Në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë është hartuar dhe firmosur kërkesa për heqjen e mandatit të tyre.

Burime të "Panorama" që kanë parë dokumentin që ka mbërritur në KQZ, thanë se prokurorja Rovena Gashi që kërkon nga KQZ ndërprerjen e mandatit për dy deputetë.

"Panorama" shkruan se bëhet fjalë për një deputet të qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovicës i LSI, deputet për qarkun e Beratit.