Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka qenë sot në familjen e 23-vjeçarit të vrarë në Francë, Florenc Beqiraj, i shoqëruar nga deputeti socialist, Luan Harusha.

Ministri Bushati i ka shprehur ngushëllimet familjes së Florencit ndërsa i ka siguruar se prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

"Jemi në kontakt të pandërprerë me autoritetet franceze, ministrinë e brendshme dhe të jashtme. Të presim përfundimin e hetimeve, të respektojmë vdekjen. Prioritare për ne është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat."

Ai deklaroi gjithashtu se qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe.