Dom Gjergj Meta i ftuar në "Tonight Ilva Tare", tregoi një rast skandaloz në një fabrikë fasonerie se si trajtohet një grua kur mungon në një ditë në punë.

Dom Gjergji: Kemi një rast në fasoneri, ku për një grua që mungon një ditë i ndërpriteshin tri ditë punë. Çdo njeri ka hall. Ka një fëmijë të sëmurë, ka një problem. Për një ditë që mungonte, i ndërpriste tre ditë. Këtu jemi në nivele të mungesës së solidaritetit në nivele primitive.

Një grua që punon nga dita e hënë deri ditën e shtunë 8 orë në ditë dhe merr vetëm 220 mijë lekë në muaj, ky është krim. Kur tatimorët shkojnë i vihet zarfi përpara dhe kthehen mbrapsht.