Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në këtë ditë të veçantë për besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve, ka qenë sot në Katedralen Ortodokse, ku ka folur edhe për vendimin e presidentit për t'i dhënë nënshtetësinë Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Ajo tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë.
"Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur disa politikanë shqiptare."





