Ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet të sjelli ndryshime të prokurorëve në rrethe. Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe.

Burime për Report Tv tregojnë se Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do t'i jepet prokurorit Artur Selmani. Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.

Për prokuroritë e rretheve Shqiptarja.com ka siguruar emrat e mundshëm për kandidat si më poshtë:

  • Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi
  • Prokurorinë e Durrësit, Arjan Ndoj ose Drini Pali
  • Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani
  • Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha
  • Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra
  • Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado
  • Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku
  • Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani