Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të rënda nëpërmjet “Facebook”-ut në drejtim kryeministrit Edi Rama.
Vasili shkruan se “Edi Rama për pesë lekë voton kundër vetes”.
Statusi i plotë i Vasilit:
Kryeministri i vockël i Shqipërisë i hedh vickla Amerikës.
Gajasje e madhe vërtet!
Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes.
Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët…





