Kreu i kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, merr shtetësinë shqiptare.

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar më 22 dhjetor marrjen e shtetësisë shqiptare, të kërkuar nga vetë kryepeshkopi.

Kryepeshkopi Janullatos është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek, Janullatos ka deklaruar se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.

“Po, natyrisht. Kjo është e qartë. Faktikisht unë kam shumë vjet këtu… Shikoni, na mungon guximi që të vihemi në pozitën e tjetrit. Nëse kishim ne një rast analog në Greqi, a do të pranonim që për një periudhë të gjatë në krye të kishës të kishim një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo. Ne nuk donim të krijonim një koloni. Ne erdhëm të krijojmë kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë. Kisha jonë është mes 14 kishave autoqefale që varen nga Patrikana Ekumenike. Është Shqipëria, pastaj vijojnë Çekia dhe Sllovakia. Rrjedhimisht, kemi një rol më përgjithësisht në tërësinë e ortodoksisë në botë”.