Shqiptari Florenc Beqiraj, ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.

Por sipas mediave franceze, ai kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri.

Kështu shkruajnë mediat, duke e bërë edhe më të dhimbshme ngjarjen që ka prekur shumëkënd.

"Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?", ngre pyetjen "laprovence.com".

"Një emigrant u përpoq të vriste veten duke u varur në dhomën e tij në qendrën administrative të Canet, në katin e katërmbëdhjetë. Kjo qendër po përjeton një seri përpjekjesh për vetëvrasje në javët e fundit", tha të premten shoqata që mbron refugjatët.