Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Florenc Beqirajt në Marsejë një ditë më parë.
Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të riut shkodran dhe akuzon kryeministrin Edi Rama si pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje.
STATUSI I PLOTE
Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.
Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.
Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!
Pasi qëndroi për disa ditë në koma Florenc Beqiraj ndërroi jetë në spital pasi mjekët i hoqën tubat e oksigjenit që e mbanin në jetë. Sipas të atit të djalit që ndodhej në spital ato momente, ky veprim ndodhi pa lejen e tij dhe familjarëve. Autoritetet franceze janë shprehur se ai tentoi të vetëvarje në burg, ndërsa familjarët shprehen se ai është dhunuar brutalisht.
Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.
Shoqëria civile ka njoftuar një protestë ditën e diel në orën 12:00.





