4 këshilltarë bashkiakë të LSI-së Durrës bashkuan votat me këshilltarët e PS-së dhe votuan pro buxhetit të vitit 2018, paraditen e sotme.

E ndërsa këta 4 këshilltarë vepruan si homologët e tyre në Tiranë, që i dhanë votën e tyre pro buxhetit të Erion Veliajt, grupi i këshilltarëve bashkiakë të LSI Durrës i është drejtuar me një letër kryetarit të KB-së, Alban Ramohitaj.

Në letrën drejtuar Ramohitajt, grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim Durrës thekson se nuk do të marrë pjesë në mbjedhjen e Këshillit Bashkiak që do të mbahet me datën 23.12.2017”.

Pasi rendit disa nga arsyet se pse ky grup nuk e miraton këtë buxhet që e cilëson “buxhet fasade”, thekson se “nëse këto ndryshime do të reflektohen në projekt-buxhetin që do te na riparaqisni, jemi të gatshëm ta miratojmë sa më parë”. 

Gjithsesi grupi i këshilltarëve të LSI-së duket se nuk ka qenë kaq kompakt, përderisa 4 këshilltarë morën pjesë në mbledhje dhe ngritën kartonin jeshil për buxhetin!

Letra drejtuar kryetarit të KB-së, Alban Ramohitaj:

Grupi i keshilltareve te Partise “Levizja Socialiste Per Integrim”, nuk do te marr pjese ne mbjedhjen e Keshillit Bashkiak qe do te mbahet me daten 23.12.2017.

Shkaku i mos marrjes pjese qendron ne faktin se ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak do te diskutohet buxheti per vitin 2018 dhe ne nuk mund te miratojme kete buxhet per sa me poshte vijon:

Bashkia Durres nuk eshte me ajo e para 2015 por ka nje shtrirje pese here me te madhe me njerez qe presin nga ky buxhet qe taksat qe ata paguajne ti kthehen ne formen e sherbimeve, gje qe nuk reflektohet ne kete buxhet. Ky nuk eshte as buxheti i Bashkise para 2015 por eshte buxheti i dhjete rrugeve ne qytet dhe i dy projekteve te cilave nuk u dihet as fillimi e as fundi por qe vetem po kerkojne financime nga taksat e tatim paguesve. Ndersa per ish Komunat sa per mos thene fare pa investim, parashikon fonde te njejta. A thua keto zona kane numer te barabarte popullsie, siperfaqe te njejta dhe mbi te gjitha problematika te njejta.

Ky Buxhet sikurse edhe ai paraardhes eshte “Buxhet Fasade” me investime te perqendruara ne dy – tre projekte shume te kushtueshme dhe pa as nje lloj impakti social-ekonomik per jeten e qytetareve. Parashikohen rruge qe te cojne asgjekundi nderkohe lihen si vende te botes se trete lagje, fshatra dhe Njesi Administrative te tera pa u prekur fare. Edhe ato pak investime qe mendohen te kryhen jane jane bere pa as nje lloj studim fizibiliteti

Nuk parashikon as nje qindarke per nxenesit me rezultate te shkelqyera, as nje qindarke ne programe per uljen e papunesise, as nje iniciative apo mbeshtetje per bizneset e reja, as nje plan per turizmin, as nje program per reduktimin e ndotjes ne pikat e nxeta, as nje program per mbrojtjen mjedisore, as nje program per trajtimin e mbetjeve urbane. As nje qindarke e shpenzuar qofte edhe per projekte se si mund te zgjidhen keto problematika. Vetem rikualifikim i hapesirave ne qender te qytetit.  

Ne rubriken e investimeve eshte parashikuar nje fond per rikonstruksionin e sheshit publik para hyrjes se Portit, faza II dhe III.

Persa kohe qe ky projekt eshte i bllokuar nga gjykata dhe punimet e tij jane nderprere dhe mbi te gjitha nuk ka asnje transparece nga ana e Bashkise ne lidhje me ecurine e ketij projekti dhe me arsyet e bllokimit te punimeve, ne mendojme se fondi i parashikuar ne rrethana te tilla nuk mund te perdoret, pasi projekti eshte i bllokuar.

Gjithashtu po ne kete rubrike eshte parashikuar nje investim i konsiderueshem per objektin “Rikualifikimi i hapsirave tek Muzeu i Deshmoreve” (ndertimi i pallatit te drejtesise).  Lidhur me kete ne mendojme se dhe ky lloj investimi nuk duhet te behet tek Muzeu i Deshmoreve, pasi ky shesh eshte e vetmja hapsire publike e gjelber qe i ka mbetur qytetit te Durresit. Bashkia i kishte te gjitha mundesite qe projektin e ketij objekti ta parashikonte ne nje zone tjeter si p.sh ne zonen e Shkozetit, ku ndodhet Gjykata e Apelit, apo ne ndonje vend tjeter. Durresi ka nevoje te hapet duke u shtrire drejt periferise pasi eshte teper i perqendruar rreth qendres. Nje shtrirje e tille do te lehtesonte nje sere problematikash duke filluar nga trafiku, parkimi, ndotja e ajrit dhe ajo akustike e nje sere problematikash te tjera infrastrukturore dhe sociale. Njekohesisht do ti jepte nje shtyse te madhe zhvillimit ekonomik te ketyre zonave duke ndikuar drejt per drejt ne hapjen e vendeve te reja te punes dhe ne permiresimin e jetes se qytetareve. Pikerishte per keto arsye dhe per arsye te tjera te kesaj natyre ne nuk mund marrim pjese ne kete mbledhje.

Meshpresen dhe besimin se keto ndryshime do te reflektohen ne projekt-buxhetin qe do te na riparaqisni, jemi te gatshem ta miratojme sa me pare.