Drejtoria Vendore e Policisë Durrës me rastin e festave të fundvitit, në ambientet e saj organizoi një event në kujtim të kolegëve të rënë në krye të detyrës.

Të pranishëm ishin drejtues të Policisë së Qarkut Durrës, fëmijë e familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës dhe kolegë.

Drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Alfred Çepe, në fjalën e tij përshëndeti familjarët e pranishëm, në kujtim të përkushtimit dhe punës së palodhur të të gjithë punonjësve të policisë, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të rendit dhe qetësisë së qytetarëve.

Në vijim falenderoi të gjithë efektivwt e Policisë, kompanitë private dhe tregtarët për bashkëpunimin, të cilët përgatitën pako për çdo familje të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua fëmijëve në dhurimin e lodrave të ndryshme me rastin e festave.

Drejtues i Parë Alfred Çepe e mbylli fjalimin e tij duke i uruar festa të gëzuara, shëndet dhe begati në familje. 

K.H.