Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për 6 personat e arrestuar pas protestës së opozitës. Ata akuzohen për akte dhune gjatë protestës të së hënës përpara Kuvendit, në kohën kur votohej Kryeprokurorja e përkohshme.
Një ditë pas kësaj proteste policia njoftoi arrestimin e 6 personave, si dhe procedim në gjendje të lirë për 10 deputetë të opozitës. Për 7 prej këtyre të fundit, Partia Socialiste i është drejtuar të mërkurën kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me një kërkesë për përjashtimin e tyre me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.





