Dy ditë më parë, vetë Monika Kryemadhi pranoi se këpuca e cila ishte drejtuar tek kryeministri Rama, ishte pak për të. Edhe mbrëmë teksa ishte ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ajo qëndroi në të njëjtën linjë, duke mos hequr asnjë presje nga deklaratat që ka bërë më herët.

Kryetarja e LSI-së është shprehur se goditja me këpucë ndaj tij, vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.

Kryemadhi ironizoi zërat se Garda nuk donte t’ia kthente çizmet, sepse i kërkonte si provë në gjykatë, teksa tha që jo vetëm që ia kanë kthyer, por edhe të pastruara.

Çizmet mi kthyen, madje edhe të pastruara, se më ishin bërë pis në protestë”, u shpreh Kryemadhi.