Partia Socialiste ka depozituar në Byronë e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për përjashtimin e 10 deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e deputetëve opozitarë me 10 ditë pas protestës së të hënës kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Deputetët e proceduar: Monika Kryemadhi  (LSI), Edi Paloka (PD), Flamur Noka (PD), Ervin Salianji (PD), Floida Kërpaçi (LSI), Gent Strazimiri (PD), Klevis Balliu (PD), Grida Duma (PD), Kejdi Mehmetaj (LSI), Endrit Brahimllari (LSI).