Ambasadori Donald Lu ka nisur një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha këtë mesditë në selinë blu. Mësohet se takimi është kërkuar nga vetë ambasadori amerikan.
Ky takim vjen në një kohë kur kanë kaluar dy ditë nga protesta e organizuar prej opozitës të hënën, në Kuvend dhe jashtë tij, kur u votua kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku, vetëm me votat e shumicës parlamentare, gjë të cilën pozita e quan një puç kushtetues.





