Pas protestës së dhunshme të opozitës më datë 18 dhjetor, Policia e Shtetit referoi në Prokurori kallëzimet penale për 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Çfarë rrezikojnë deputetët ?
Për sa i përket akuzave që rëndojnë mbi 10 deputetë, sipas nenit 274 i Kodit Penal për prishjen e qetësisë publike, hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Ndërsa kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, sipas nenit 146 të Kodit Penal, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.
Sakaq dy ditë më parë, për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit, kanë rënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.





